Çfarë janë perimet?

Në këtë grup hyjnë të gjitha zarzavatet që gjenden në forma të ndryshme: të freskëta, të ngrira, të thata, në kuti, apo qese të ambalazhuara. Marrja e përditshme e tyre si të gjalla, ashtu edhe të gatuara i siguron organizmit tonë një marrje të rëndësishme të lëndëve ushqyese dhe i jep një sasi kalorish në dietë brenda vlerave të shëndetshme. Kjo vjen si rrjedhojë e sasisë së pakësuar të yndyrnave që kanë dhe për vetinë e tyre të krijimit të ndjesisë së ngopjes. Pra me pak fjalë ngrënia e zarzavateve është shumë e rëndësishme për mirëqënien tonë.

Kush përfshihet tek perimet?

perimet

Shembuj të disa porcioneve me zarzavate

Karotat
carrot

1 tas me karrota mesatare (rreth 12): 1 porcion

Patellxhani
d3fo7cx-f44f6666-7d48-4a8d-9371-e7f8ba710d67

1 tas me patëllxhan në feta: 1 porcion

Brokoli
giphy (5)

Brokoli 5-6 tufa të gjalla: 1 porcion

Qepa
giphy (6)

1 qepë e gjallë ose e gatuar: 1 porcion

Sa perime duhet të konsumoni çdo ditë?

mixed-roasted-vegetables

OBSH rekomandon se kjo grupmoshë duhet të marrë 400-600 gr zarzavate (veç patateve) ose 4-5 porcione ditore. Pesha e një porcioni zarzavate që gatuhen duhet të jetë rreth 250 gram (të gjalla të pastruara dhe qëruara), ndërsa për sallatën me gjethe të gjalla është e barabartë me 50-80 gram.
Një vakt porcioni me zarzavate, është rreth 80 gr në ditë. Në ditë një porcion i perimeve apo frutave mund të zëvendësohet me një gotë 200 ml me lëng perimesh apo frutash pa sheqer.

perimetrekomandime

**Këto sasi janë të përshtatëshme për persona që praktikojnë më pak se 30 minuta në ditë aktivitet fizik mesatar, përveç aktiviteteve normale ditore. Personat më aktiv fizikisht mund të konsumojnë një sasi më të madhe. Në përgjithësi një porcion zarzavate të gjalla dhe të gatuara, ose lëng zarzavatesh të gjalla me gjethe i korespondon një tasi plot

Pse duhet të hani perime?

Ngrënia e zarzavateve ofron përfitime për shëndetin: personat që hanë më shumë fruta e perime, kanë më pak rrezik që të vuajnë nga disa sëmundje kronike. Zarzavatet ofrojnë lëndë ushqyese jetësore për shëndetin dhe mirëqënien e trupit tuaj.

  • Ngrënia e frutave dhe zarzavateve:
  1. Pakëson rrezikun e sëmundjeve të zemrës si dhe shfaqjes së diabetit tip 2.
  2. Mbron kundër disa tumoreve të sistemit digjestiv si ato të gojës dhe të stomakut.
  3. Një ushqyerje e pasur me fibra mund të ndikojë në pakësimin e nivelit të kolesterolit në gjak.
  4. Mund të pakësojë rrezikun që të zhvillohen gurë në veshka dhe ndikon në forcimin e kockave.
  5. Ngrënia e ushqimeve të tilla ndikon në pakësimin e sasive të kalorive të marra. Pjesa më e madhe e zarzavateve është natyrisht e varfër në yndyrna, natrium dhe kalori.                      Asnjë nga zarzavat nuk përmban kolesterol.
  6. Në zarzavatet që ofrojnë kalium mund të përmendet: fasulja e bardhë, panxhari, spinaqi, thjerrza, bizelet, mashurkat, etj.
  7. Zarzavatet janë një burim me rëndësi i shumë lëndëve ushqyese si kalium, fibra ushqimore, vitamina A, vitamina E dhe vitamina C.
  8. Vitamina A ndihmon të kemi sytë dhe lëkurën e shëndetëshme, si dhe ndikon në mbrojtjen nga infeksionet.
  9. Vitamina C ndikon në riparimin dhe shërimin e plagëve, ruajtjen e dhëmbëve, në përthithjen e hekurit dhe në luftimin e infeksioneve.

Pse duhet të konsumoni perime?

Mbajnë zemrën e shëndetshme
Heart, blood pressure measuring. Vector flat image on white background.
Mbrojnë sistemin imunitar
happy-cute-kid-boy-tired-with-low-energy_97632-1280
Mbrojnë organizmin nga toksinat
Super vegetables. Vegetable heroes, superheroes with smiles and masks, carrot and tomato, flying potato and cucumber costume characters, vector icon set

© 2021 Shkollat Për Shëndetin. All Rights Reserved.

Na Ndiqni