Pse ushqimi i shëndetshëm është i rëndësishëm?

Ushqyerja është proçesi nëpërmjet të cilit ne marrim dhe përdorim ushqimin për funksionimim normal, rritjen dhe mirëmbajtjen e trupit tonë.

Ushqimi i shëndetshëm është i nevojshëm gjatë gjithë fazave të jetës. Ushqyerja është
një nga shtyllat themelore të shëndetit dhe zhvillimit gjatë gjithë jetës së një individi.
Duke filluar nga fazat më të hershme të zhvillimit të fetusit gjatë shtatzënisë, fëmijërisë,          adoleshencës dhe deri në moshën e vjetër ushqimi i duhur dhe i mirë është thelbësor për         mbijetesën, rritjen fizike, zhvillimin mendor, performancën, produktivitetin, shëndetin dhe            mirëqenien. Ushqyerja është në themel të zhvillimit njerëzor dhe kombëtar.

Përfitimet nga ushqyerja e shëndetshme

Një dietë e shëndetshme na ndihmon që të mbajmë ose të përmirësojmë shëndetin tonë dhe çfarë është më e rëndësishme ndihmon në luftën ndaj problemeve shëndetësore të tilla si: sëmundjet kardiovaskulare, obeziteti, diabeti, hipertensioni dhe kanceri. Një dietë e shëndetshme përfshin kryesisht konsumin e frutave, perimeve dhe drithërave, por edhe mishin dhe prodhimet e detit në sasi të moderuar për të kënaqur kërkesat për energji. Gjithashtu dhe për të furnizuar  organizmin me lëndët ushqyese thelbësore siç janë proteinat, karbohidratet, vitaminat dhe fibrat bimore. 

health-shortcuts-jc-210615
Më shumë energji
content_icon-develop-coordination_2x
Fizik më i fortë
content_icon-healthy-weight_2x
Performancë akademike më e mirë
content_icon-feel-good_2x
Kujtesë më e mirë
content_icon-muscles_2x
Shëndetit mendor më i mirë
content_icon-build-confidence_2x
Gjumë më i mirë
content_icon-sleep_2x

Si mund të ushqeheni shëndetshëm?

tumblr_c3b63734c46dc85bdff26fa111949c1d_ac330f60_500

Zakonet e mira të ushqyerjes që merren që në fëmijëri, mund të praktikohen gjithë jetën.

Një dietë e shëndetëshme:
• përfshin një shumëllojshmëri ushqimesh nga të gjitha grupet ushqimore;
• plotëson nevojat për energji, lëndë ushqyese për të gjitha grupet e njerëzve;
• është e sigurt – nuk ka rreziqe nga toksinat, kimikatet, papastërtitë;
• mund të pëlqehet dhe pranohet nga të gjithë, p.sh përshtatet me vlerat kulturore dhe normat sociale;
• është e “mjaftueshme” e siguruar në çdo kohë që njerëzit të kenë mundësi të ushqehen mirë.

Ju duhet të konsumoni të gjitha vaktet kryesore dhe të ndërmjetme. Dita duhet të fillojë me mëngjesin me ushqim të ekulibruar me proteina të cilat ju bëjnë të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë. Vakti i drekës na furnizon me rreth një të tretat e vlerave ushqyese ditore që janë të nevojshme për trupin tonë, ndaj duhet t’i kushtojmë vëmendje dhe ta planifikojmë me kujdes. 

Shtatë këshilla, që duhet të keni parasysh kur përgatisni ushqimin për shkollë.

1. Përfshini një sërë ushqimesh të ndryshme – ushqime që përmbajnë drithra, proteina, bulmetra, fruta dhe zarzavate.

2. Përpiquni që çdo ditë të merrni me vete ushqime të ndryshme – askujt s’i pëlqen të hajë sanduiç me sallam pesë ditë rresht!

3. Ndryshoni llojin e bukës që përdorni p.sh. simite, bukë me vrimë në mes, kulaç etj.

4. Në darkë gatuani racione rezervë orizi, makaronash ose gatimet tuaja të preferuara për ti marrë me vete.

5. Për ushqimin që merrni me vete në shkollë caktoni një temë të bazuar në një shtet p.sh. makarona italiane ose tortija të mbushura meksikane.

6. Supërat e përgatitura në shtëpi që mund t’i merrni me vete me termus janë fiks për ditët e ftohta ndërsa sallatrat janë të lehta dhe ripërtëritëse për ditët më të ngrohta.            Që të dyja janë të mbushura me vitamina dhe minerale.

7. Lëngjet janë të rëndësishme gjatë motit të ngrohtë – mirë është të pini deri 6 gota lëngje në ditë. Qumështi dhe uji janë zgjedhjet më të mira.                                                      Shishet shumëngjyrëshe me pipëza mund t’i japin një pamje më interesante hidratimit në shkollë.

13542_GIF
Pesë hapa për sigurinë ushqimore

Sigurohuni që të merrni me vete ushqim të pastër dhe të sigurt. Mos harroni që sanduiçët me mish ose llojet e tjera produktesh që kanë nevojë të ruhen në frigorifer, duhet ta ruajnë ftohtësinë sa më gjatë të jetë e mundur deri në kohën e drekës. Merrni me vete çanta ushqimi të freskëta dhe të sigurta duke ndjekur këto këshilla:

1. Për ta mbajtur ushqimin e freskët, përdorni një çantë të izoluar termikisht. Gjithashtu brenda saj mund të fusni një pako të vogël                                                                      me akull ose një kuti me lëng frutash të ngrirë.

2. Është e rëndësishme që dreka të mos qëndrojë në ambiente të ngrohta, pranë kaloriferëve ose e ekspozuar drejtpërdrejtë ndaj diellit.

3. Ushqimet që nuk janë ngrënë në shkollë hidhini në koshin e mbeturinave.

4. Shishet e ujit kontenieret dhe çantat e ushqimit që do t’i përdorni sërish, lajini çdo ditë me ujë të ngrohtë e detergjent enësh dhe lërini të thahen.

5. Mos harroni të lani duart përpara se të hani drekën.

© 2021 Shkollat Për Shëndetin. All Rights Reserved.

Na Ndiqni