Çfarë është bulmeti?

Në dietën tonë qumështi dhe djathi janë një burim i rëndësishëm kalciumi dhe proteinash. Këshilla që i referohet veçanërisht djathit është që të përdoret me kujdes në dietën tonë. Shpesh ne e marrim djathin si një ushqim shtesë (p.sh. në fund të një vakti) dhe jo si një pjatë të veçantë. Pana dhe gjalpi megjithëse janë derivate të qumështit nuk hyjnë në këtë kategori.

Kush përfshihet tek bulmeti?

image_processing20200620-14911-1wdr2jq
Qumështi

Në ushqyerjen tonë mund të përdoren lloje të ndryshme qumështesh si ai lopës, dhisë, deles, por në përgjithësi kur flasim për qumësht i referohemi atij të lopës.

Qumështi përbëhet prej 87% ujë në të cilin gjenden proteina (3,3%) me vlerë të lartë biologjike, yndyrna (3,6%) më shumë të ngopura me zinxhir të shkurtër dhe të tretëshme lehtësisht, sheqerna (4,9%) kryesisht laktoza. Vitaminat me sasi më të lartë në qumësht janë vitamina A, B1, B2 dhe B12.

Djathrat

Djathrat mund të klasifikohen sipas faktorëve të ndryshëm që lidhen me përbërjen e tyre dhe teknologjinë e përgatitjes. Vitaminat e grupit B janë të pranishme në sasi të vogla, ndërsa ka sasi të lartë të vitaminës A.

Gjiza nuk është djath sepse përgatitet nga hirra e eleminuar në fazën e mbledhjes së gjizës së djathit, gjatë proçesit të përgatitjes së tij. Hirra që merret ka proteina, kripra minerale dhe një sasi të pakët yndyre e cila më tej i nënshtrohet zierjes (dhe bëhet gjizë).

Vlera energjitike e djathrave varet nga përmbajtja e yndyrnave dhe është nga rreth 260 kilokalori në një djath të freskët deri në 400 kilokalori në disa djathra të stazhionuara.

Qumështi

f8f217cd6ffd9d947c8f799dc48b4a94

Qumështi ka përmbajtje të lartë kalciumi dhe konsiderohet si burimi kryesor i marrjes së tij (120 mg/100g) në ushqyerjen tonë, sepse kalciumi në qumësht gjendet në një formë që thithet lehtësisht nga organizmi.

Djathi

1618396623_5032

Djathrat e freskët përmbajnë një përqindje më të madhe uji dhe si rrjedhojë kanë një sasi më të vogël lëndësh ushqyese krahasuar me ato të stazhionuar. Proteinat e marra nga djathrat kanë vlera të larta biologjike njësoj si proteinat me origjinë shtazore.

Pse duhet të hani bulmet?

Ushqimet e grupit të bulmetit na furnizojnë me lëndë ushqyese që janë jetësore për ruajtjen e organizmit. Këto lëndë ushqyese përfshijnë kalcium, vitamina D dhe proteina. Të konsumosh periodikisht qumësht dhe bulmetra është e vlefshme për shëndetin për shembull, personat që kanë një dietë të pasur me qumësht dhe bulmetra mund të paksojnë rrezikun e osteoporozës gjatë gjithë ciklit të jetës.

• Marrja e duhur e sasisë së bulmetrave ndikon në ndërtimin dhe ruajtje e masës kockore gjatë gjithë ciklit jetësor. Kjo mund të pakësojë rrezikun e një osteoporoze (sëmundje e kockave).
• Disa lloje të kosit dhe qumështit të fermentuar, përmbajnë mikrorganizma “probiotike”. Mikrorganizmat probiotik duhet të jenë në gjendje të mbijetojnë gjatë kalimit në stomak (pa u shkatërruar nga acidi klorhidrik në stomak) dhe të arrijnë në zorrë, duke u kolonizuar dhe vepruar në disa drejtime: p.sh shton rezistencën ndaj infeksioneve të zorrëve dhe shfaqjen e disa tumoreve, pakëson kolesteroleminë, lehtëson simptomat e intolerancës ndaj laktozës.
• Proteinat që gjenden në bulmetra (veçanërisht kazeina dhe laktoalbumina) janë proteina me veti të larta biologjike, pra përmbajnë
sasi dhe proporcionet e duhura aminoacidet thelbësore.
• Në dietën tonë të përditëshme qumështi dhe bulmetrat sigurojnë pjesën më të madhe të marrjes së kalciumit (rreth 70%). Kalciumi ka shumë funksione jetësore për trupin tonë, përveç forcimit të kockave: rregullon rrahjen e zemrës, mban normal koagulimin e gjakut (mpiksejn e gjakut), përmirëson funksionimin e sistemit nervor në kontraktimin dhe lëshimin e muskujve që janë funksione shumë të rëndësishme.
• Fosfori është një mineral me rëndësi që gjendet në bulmetrat.
• Ushqyerja e pasur me kalcium mund të ndihmoj në ruajtjen e tensionit të gjakut. Në veçanti kosi dhe qumështi, kanë kalcium.

Sa bulmet të duhet çdo ditë?

framesequence-cereal

Zgjedhja e prodhimeve të grupit të bulmetrave me përmbajtje të lartë yndyrnash dhe kolesteroli mund të ketë pasoja mbi organizmin. Ushqime të pasura me acide të ngopura shtojnë nivelin e kolesterolit “të keq” në gjak, i quajtur LDL (lipoprotein me densitet të ulët) i cili rrit rrezikun për probleme të zemrës. Mjaft prej djathrave, qumështi i paskremuar dhe prodhimet e tjera të bulmetrave kanë një përmbajtje të lartë yndyrnash të ngopura.

bulmetii

**Këto sasi janë të përshtatshme për persona që praktikojnë më pak se 30 minuta në ditë aktivitet fizik mesatar, përveç aktiviteteve normale ditore. Personat më aktiv fizikisht mund të konsumojnë një sasi më të madhe.

Për qumështin: 1 porcion është 125 ml e barabartë me një gotë qumësht. Këshillohet të pihen 2 porcione qumësht në ditë. Në javë mund të pihet një maksimum prej 14 porcione qumësht.

Për kosin: një porcion kupton 125 gram e barabartë me një gotë kosi. Këshillohet që në ditë të hahet një porcion kos dhe një porcion qumësht.

Porcioni për djathin: i korespondon 50 gram djath i stazhionuar dhe 100 gram djath i freskët. Çdo javë të merren maksimum 4 porcione.

© 2021 Shkollat Për Shëndetin. All Rights Reserved.

Na Ndiqni