Çfarë janë drithërat?

Çdo ushqim që përgatitet nga gruri, misri, orizi, thekra, elbi,etj i përket grupit të drithërave. Buka, makaronat, drithërat që hahen në mëngjes, pica, qulli, byreku, etj janë shembuj të përdorimit të drithërave. Kultura ushqimore shqiptare mbështetet mbi ushqimet me bazë gruri. Buka, prodhimet e brumërave janë përbërësit kryesor të dietës tonë të përditshme.

Kush përfshihet tek drithërat?

drithera

Nga gruri merren burimet kryesore të karbohidrateve të përbëra për organizmin tonë. Drithërat janë të ndara në dy nëngrupe: drithëra integrale dhe drithëra të përpunuara (rafinuar,etj). Drithërat integrale përmbajnë gjithë bërthamën e drithit (krunden, embrionin dhe endospermën). Për shembull:
• miell gruri integral
• miell thekre integral
• miell misri integral
• oriz integral

Drithërat e rafinuar janë bluar dhe nënshtruar një proçesi zhveshje që i hiqet krundi dhe embrioni. Ky veprim garanton një pëlqyeshmëri kur përdoret dhe përmirëson jetëgjatësinë e tyre, por i heq fibrat, hekurin dhe shumë vitamina B. Disa shembuj drithërash të rafinuara janë:
• mielli me grurë
• miell misri i rafinuar
• buka e bardhë
• orizi i bardhë

Sa drithera të duhen çdo ditë?

OBSH rekomandon që më shumë se gjysma e energjisë ditore duhet të vijë nga ushqimet  që përfshijnë bukën, drithërat, makaronat, orizin dhe patatet.

grains-oats-bread-spead-over-table

Piramida ushqimore klasike këshillon 6-11 porcione ditore por piramida e re e fundit në SHBA, Itali, Francë, Spanjë, etj këshillon një konsum më të pakët deri në 6 porcione në ditë nga prodhimet që i përkasin këtij grupi.

Një porcion është një sasi standart e ushqimit, në përgjithësi e shprehur në gram që përdoret si njësi për të matur sasinë e ekulibruar të ushqimit që mund të hahet

Buka mund të merret në 2-3 porcione në ditë ku maksimumi arrin 16 porcione në javë, për makaronat dhe orizin këshillohet 1 porcion në ditë deri në 8 porcione në javë (në praktikën e përditshme mund të mbahet mend që një pako normale me makarona 500 gram mund të përgatisi 6 porcione). Për supat e përgatitura me makarona, oriz, porcioni përgjysmohet. Marrja e këshilluar e patateve është në 2 porcione ditore. Për biskotat (ndryshon sipas përbërësve) porcioni është rreth 20 gram dhe rekomandohet marrja ditore e rreth 1 porcioni me një maksimum javor prej 7 porcionesh.

rekomandim

****Këto sasi janë të përshtatshme për persona që praktikojnë më pak se 30 minuta në ditë aktivitet fizik mesatar, përveç aktiviteteve normale ditore dhe duhet të përbëhen nga 1/5 prodhime me bazë drithërash. Personat më aktiv fizikisht mund të konsumojnë një sasi më të madhe.

Pse duhet te hani drithera?

Drithërat janë burim energjie. Ngrënia e drithërave jep energji që përdoret menjëherë dhe krijon ndjesinë e ngopjes, duke mënjanuar marrjen e tepërt të energjisë nga ushqimet e tjera. Personat që hanë drithëra si pjesë e një ushqyerje të ekulibruar dhe të shëndetshme kanë rrezik më të pakët për tu sëmurur nga disa sëmundje kronike. Sot në përgjithësi të gjithë ekspertët janë dakord që rreth 50% të kalorive të dietës të merren nga karbohidratet, në veçanti nga amidoni/niseshteja, pas karbohidrateve janë drithërat dhe derivatet e tyre. Marrja e të paktën 100 gram në ditë drithëra mund të ndikojë në kontrollin e peshës.

Pakson rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Heart, blood pressure measuring. Vector flat image on white background.
Japin energji
happy-cute-kid-boy-tired-with-low-energy_97632-1280
Ndihmon në prodhimin e rruazave të kuqe
red-blood-cell-character-design-260nw-1541448470

© 2021 Shkollat Për Shëndetin. All Rights Reserved.

Na Ndiqni