Kequshqyerja përfshin si nënushqyerjen dhe mbi ushqyerjen.

Kequshqyerja është një term i përgjithshëm që mbulon çrregullimet shëndetësore që shkaktohen nga marrja jo e duhur e lëndëve ushqyese dhe e energjisë nga ushqimet.
Nënushqyerja është një gjëndje e shkaktuar nga mungesa e lëndëve ushqyese dhe energjisë që merren nga ushqimet.
Mbiushqyerja është një gjëndje e shkaktuar nga ngrënia e tepërt e ushqimeve të pasura me energji, ose lëndëve të tjera ushqyese, së bashku me një aktivitet të pakët fizik.

Hidratimi

Uji është thelbësor për jetën dhe siguron një mjedis të përshtatshëm për reaksione fizike dhe kimike, transportimin e lëndëve ushqyese dhe mbeturinave, si dhe rregullimin e temperaturës së trupit. Uji shpërndahet në të gjithë trupin në nivele të ndryshme të përqëndrimit. Për shembull, muskujt kanë 75% ujë ndërsa kockat kanë 25% ujë. Mënyra më e mirë për të qëndruar të hidratuar është përmes pirjes së ujit, çajrave bimorë, lëngje të bëra me fruta të shtrydhura vetë në shtëpi, etj. Ju gjithashtu mund të bëni lëngje të shëndetshme që ndihmojnë në pastrimin e toksinave nga trupi dhe janë shumë të shëndetshme, këtu përfshihet uji dietik me fruta. 

output-onlinegiftools

Pijet energjike

Pijet energjike - Shumica kanë shumë sheqer dhe kafeinë, ndonjëherë aq kafeinë sa 1 deri në 3 filxhanë kafe. Dëmet që shkakton sheqri janë prishja e dhëmbëve dhe shtimi në peshë. Kurse kafeina e tepërt mund të shkaktojë:

  •       Aacarim dhe nervozizëm
  •       Stomak të trazuar
  •       Dhimbje koke
  •       Probleme me përqëndrimin
  •       Probleme me gjumin
  •       Urinim të shpeshtë
  •       Në disa njerëz, sasi të mëdha të kafeinës mund të kenë efekte anësore edhe më serioze, duke përfshirë rrahjet e shpejta ose të parregullta të zemrës, presionin e lartë të gjakut dhe haluçinacione.
output-onlinegiftools (1)

Proteinat

Proteinat janë lëndë që kryejnë funksione të shumta në organizëm: ato ndërtojnë, ruajnë dhe riparojnë qelizat e trupit, rregullojnë procese trupore, luftojnë infeksionet dhe ofrojnë energji.

Blloqet ndërtuese të proteinave janë 20 aminoacide që kombinohen në mënyra të ndryshme për t’i dhënë secilës proteinë formën dhe funksionin e saj të veçantë. Kur konsumojmë ushqime me proteina, acidet e stomakut "shkatërrojnë" ose shpërbëjnë proteinën që çliron aminoacidet, kështu që trupi mund t'i përdor ato sipas nevojës. Tetë nga aminoacidet, të quajtura aminoacide "thelbësore" duhet të vijnë nga ushqimi, sepse ato nuk mund të sintetizohen ose prodhohen nga trupi. Proteinat në dietën tonë vijnë si nga burimet shtazore ashtu edhe nga ato bimore.

 

unnamed-removebg-preview

Vitaminat

Vitaminat janë përbërje organike të vogla, jo kalorike, me funksione shumë të ndryshme në lidhje me rritjen, mirëmbajtjen dhe riparimin e të gjitha qelizave. Kemi 13 vitamina kryesore të cilat klasifikohet me një shkronjë dhe kanë shumë funksione të ndryshme. Vitaminat mund të jetë të tretshme në ujë ose të tretshme në yndyrë. Kjo ndikohet nga mënyra se si ato përthithen nga trupi dhe barten aty ku nevojiten.

 

Vitaminat i mbajnë kockat tuaja të forta, shikimin tuaj të qartë dhe të mprehtë, si dhe lëkurën, thonjtë dhe flokët të shëndetshëm dhe me shkëlqim. Vitaminat gjithashtu ndihmojnë trupin tuaj të përdorë energjinë nga ushqimi që hani.

how-to-ensure-your-child-gets-enough-vitamin-c
how-to-ensure-your-child-gets-enough-vitamin-c-removebg-preview

Karbohidratet

Karbohidratet përbëjnë burimin kryesor të energjisë. Ato janë lëndë që përmbajnë sheqer, niseshte, ose fibra që i japin trupit tonë energji, ndihmojnë lëvizjet e zorrëve dhe i japin ëmbëlsinë ushqimeve.

Glukoza, ose sheqeri në gjak, metabolizohet nga karbohidrati për nevoja të menjëhershme të energjisë dhe ruhet në organizëm si glukogjen. Jo të gjitha karbohidratet janë njësoj të vlefshme.

71e4a2facd5e0789aabca36abeb5a5e4

Yndyrnat dhe lyrat

Yndyrnat janë lëndë që i japin trupit tonë energji, ofrojnë acidet esenciale yndyrore, transportojnë nutrientët e tjerë, nxisin absorbimin e vitaminave të tretshme në yndyrë (A, D, E dhe K) dhe japin ndjesinë e ngopjes pas ngrënies.

Pa praninë e një sasie të domosdoshme yndyrnash, trupi jonë nuk është në gjendje të funksionojë normalisht. Yndyrnat janë një përbërës esencial i dietës, por duhet të konsumohen me kujdes. Ekzistojnë shumë lloje të ndryshme të yndyrnave, ku disa janë më të shëndetshme se të tjerat. Vajrat e pangopur dhe gjysëm të ngopur kanë efekte të dobishme në zemër dhe mund të gjenden në ushqime me origjinë bimore si arrat, farat dhe frutat yndyrore ku mund të përmendim avokadot, si dhe te peshqit, prodhimet e detit, të tilla si salmoni, toni ose butakët. Këto ushqime përmbajnë një acid yndyror esencial, të njohur si omega-3, i cili është i rëndësishëm në zhvillimin dhe funksionimin e trurit dhe të gjithë organizmit tonë.

https___prod.static9.net.au___media_network_images_2018_03_26_13_26_180326_coach_healthy_fat-removebg-preview (1)

Lëndët minerale

Pa marrjen adekuate të mineraleve, trupi nuk do të ishte në gjendje të rritej dhe të krijonte qeliza të reja. Mineralet janë elementë kimikë që ndihmojnë në rregullimin e proceseve të trupit tuaj. Kaliumi, për shembull, ndihmon nervat dhe muskujt tuaj të funksionojnë. Kalciumi ndihmon dhëmbët dhe kockat tuaja të qëndrojnë të forta. Hekuri mbart oksigjen në qelizat tuaja.

Ushqimi që ka më shumë hekur është spinaqi e nëse doni të jeni të fortë e të shëndetshëm ashtu si Popei Marinari, duhet të hani shumë spinaq.

popeye

© 2021 Shkollat Për Shëndetin. All Rights Reserved.

Na Ndiqni